Tuesday, May 21, 2013

Qysh Me i Ndalu Aplikacionet Virale që Shpërndajnë Linqe në Facebook?


Kohëve të fundit në Facebook janë përhapur në mënyrë virale disa linqe shumë bezdisëse që po bëjnë gjiron e tyre nëpër News Feed-in e secilit prej nesh. Edhe pse në shumicën e rasteve linqet kanë tituj absurd të tipit “Një nxënës vret veten dhe më pas shokët e tij (VIDEO)” , ato vazhdojnë të klikohen dhe të përhapen.Nëse e keni lejuar aplikacionin t’i qaset profilit tuaj, atëherë linqet do të vazhdojnë të postohen në Timeline-in tuaj deri sa nuk e largoni aplikacionin nga profili juaj.
Për ta larguar aplikacionin klikoni te Settings->Privacy Settings:qysh-1
Në anën e majtë zgjedhni opcionin Apps, aty do t’i shihni të gjitha aplikacionet që i keni lejuar të ju qasen të dhënave të profilit tuaj. Gjeni aplikacionin që i shfaq linqet dhe klikoni Edit.
*Aplikacionin 9GAG është marr vetëm si shembull për ilustrimqysh-2
Dritarja e radhës tregon kur e keni përdorur aplikacionin për herë të fundit, kush mund t’i sheh postimet e bëra, në cilat informata ka qasje aplikacioni, kur mund t’i qaset këtyre informatave, etj.qysh-3
Për ta fshirë aplikacionin, klikoni Remove app dhe vendosni tikun te Dellete all…
qysh-4
Nëse dëshironi ta mbani aplikacionin, atëherë te Visibility of app mund të zgjedhni opcionin Only Me në mënyrë që  postimet që i bën aplikacioni t’i shihni vetë ju dhe mos t’i bezdisni shokët me postime të tilla.qysh-5

No comments:

Post a Comment