Tuesday, May 21, 2013

Qysh me ra ne pesh

Nëse dëshira juaj është të humbni peshë atëherë nuk jeni të vetëm. Megjithëse ekzistojnë mënyra të ndryshme për të hequr kilogram, humbja e shpejtë e peshës mund di të jetë e rrezikshme. Dietat e reklamuara, hapat dietal, apo edhe mos ngrënia për kohë të gjatë shkaktojnë komplikime të ndryshme shëndetësore. Sidoqoftë, nëse jeni të shëndoshë dhe poashtu të vendosur për të hequr peshë më shpejtë, ja disa teknika dhe këshilla se qysh me i mbërri qellimet e juaja afat-shkurtëra.

DIETAT AFAT-SHKURTËRA

Qëllimi kryesor i shumicës së dietave është që të promovohen humbjet e shpejta të kilogramëve. Këto dieta janë zgjidhje afat-shkurtëra; nëse praktikoni këto dieta disa ditë me rradhë, ju mund t’i shkaktoni trupit dëme serioze. Gjithmonë duhet konsultuar mjekun para se të filloni çfarëdo lloj programi per humbje të peshës. Ja disa dieta të popullarizuara me udhëzime të thjeshta që rezultojnë në humbje të peshës për kohë të shkurtë.
1. Dieta me ujë. Kjo dietë përfshinë pirjen e ujit të ftohtë në sasi deri në 2 litra në intervale të rregullta.
qysh me - dieta e ujit
  • Pije një gotë ujë para çdo ngrënie ushqimi në mënyrë që të largoni apetitin duke ju bërë të ndiheni të mbushur.
  • Mos i shtoni ëmbëlsues apo shije të tjera ujit.
  • Mos i zëvendësoni ushqimet me ujë.
  • Merrni multivitamin ditor në mënyrë që të kompenzoni vlerat ushqyese që humbin gjatë urinimit më të shpeshtë pasi që jeni duke pirë më shumë ujë.

No comments:

Post a Comment